Po pushonte në Zvërnec, ndërron jetë turistja gjermane

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë kur rreth orës 14:00 një turiste gjermane është dërguar në spital pa shenja jete.
41-vjeçarja me iniciale L.K dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale teksa po pushonte në një kamping në Zvërnec.
“Rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K., 41 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



