Tragjedia në Shkodër, Balla: Ngjarja të hetohet deri në fund

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reguar sërish sot mbi tragjedinë e Shkodrës ku u vetëmbyt nëna me 3 fëmijët e saj. Sipas Ballës, hetimi për këtë ngjarje duhet t’i shkohet deri në fund për të gjetur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.
Ndërkaq, bashëshorti i viktimës, Erdgys Arrazi është në lënë në burg pa afat ndërsa theksoi se ka dyshime të forta se ai ka shtyrë Alma Arrazin bashkë me fëmijët drejt aktit tragjik.
“Fatkeqësisht dyshimet tona për ngjarjen e rëndë dhe shumë të trishtueshme në Shkodër u konfirmuan me gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve.
Tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë. Gjykata e Shkodrës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e bashkëshortit nga Policia e Shtetit, e cila ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune.
Edhe pse kanë bërë detyrën dua t’i falënderoj palombarët e RENEA dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike për angazhimin e tyre. Sapo kam falënderuar kolegun Danilo Šaranović, Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit. Mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë të vështira”, thekson Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



