Pashka Ortodokse, mesha e shenjtë u kremtua në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Aktualitet | 3 vite më parë

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtuan ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve duke hyrë e diela (5 maj).

Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në Meshën e Pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

Në Tiranë mesha u mbajt në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili mbajti liturgjinë e shenjtë që u ndoq nga qindra besimtarë. 

Kryepeshkopi dha mesazhet e tij për besimtarëve ortodoksë në momentin e ringjalljes së Jezu Krishtit, tri ditë pas vdekjes i kryqëzuar, me shpresën se besimtarët do të mund të marrin dritë nga drita e Perëndisë. 

Të krishterët në Festën e Pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati. 

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme