Bashkëshorti i deputetes socialiste Olta Xhaçka në SPAK

Aktualitet | 3 vite më parë

Artan Gaçi, bashkëshorti i ish- ministres së Mbrojtjes, njëherësh deputetes Olta Xhaçka është paraqitur këtë të premte (3 maj) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së Gaçit në SPAK, por dyshohet se vjen pas akuzave të opozitës mbi statusin e investitorit strategjik në bregdetin shqiptar.

Pasi qeveria shpalli si investitor strategjik bashkëshortin e ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka u ngrit shqetësimi për konflikt interesi.

Për këtë arsye, deputetë të Partisë Demokratike kërkuan në vitin 2022  heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçkës se kjo e fundit ka përfituar në mënyrë të paligjshme përmes statusit të investitorit strategjik dhënë bashkëshortit të saj.

Ndërkaq, Gjykata kushtetuese i kërkoi Kuvendit të dërgonte në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, por më 11 prill Kuvendi votoi kundër dërgimit të mandatit të deputetes Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, pas akuzave të opozitës se socialistja ishte në konflikt interesi përsa kohë akuzohej se ka përfituar nga të mirat publike prej bashkëshortit të saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme