Moti – Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta pasdite

Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ku presim reshje shiu në fillimin e muajit Maj .
E Mërkurë, 01 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira u pasuar nga reshje lokale. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/23°C
– Zonat e ulëta 12/25°C
– Zonat bregdetare 14/24°C
Kosovë
Kosova për dt. 02 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 11°C në mëngjes deri në 20°C –23°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte, 02 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/19°C
– Zonat e ulëta 12/22°C
– Zonat bregdetare 14/21°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




