Peleshi: Bashkëpunimi me Italinë është një shembull i suksesshëm i partneritetit rajonal në fushën e sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh të mërkurën se Forcat e Armatosura po punojnë çdo ditë për rritjen e profesionalizmit dhe modernizimin në armatim, pajisje dhe mjete.
Ministri bëri të ditur se për përdorimin sa më të mirë të armëve të reja italiane, efektivët e Policisë Ushtarake bashkë me karabinierët italianë kryen qitje të avancuar operacionale, për të përmirësuar aftësitë profesionale mbi taktikat, teknikat dhe reagimet me armët e zjarrit.
“Ky bashkëpunim është një shembull i suksesshëm i partneritetit të ngushtë rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, shkruan Peleshi në rrjetet sociale.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



