“Të zhvillojmë në mënyrë të qëndrueshme”.Dredha: Duam sa më shumë investime për qytetin

Aktualitet | 3 vite më parë

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, gjatë inspektimit të një investimi për rehabilitimin e rrugës së fshatit Bestrovë, është pyetur nga media në lidhje me lajmin se kompania amerikane Affinity Partners, e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, do të realizojë një projekt turistik në ishullin e Sazanit.

Kryebashkiaku Dredha, ka shpjeguar se ende nuk ka detajet për projektit, por shtoi se mirëpresin çdo investim që i jep ekonomi Vlorës.

“Nuk e kuptoj pse komentohet si e nxehtë. Në fakt nxehtë është gjithë koha, kur ka shumë diell ose kur ka ndonjë gjë ka impakt në komunitet. Duam sa më shumë investime në qytet, ashtu siç i takon nivelit të vizitorëve që ne duam të thithim në Vlorë”, tha ai.

Ndaj shtoi ai, “duam ta zhvillojmë në mënyrë të qëndrueshme, të zhvillojmë pa prishur. Koha do ta tregojë sepse edhe unë nuk i kam detajet e projektit, mirëpresim çdo gjë që i jep ekonomi qytetit”.

Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner publikoi  pak ditë më parë në rrjetet sociale pamje nga projekti i tij për të investuar në resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme