Aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, arrestohet drejtuesi i makinës. 2 të plagosuri ende nën monitorim te Trauma

46-vjeçari Elton Proko është arrestuar lidhur me aksidentin tragjik në Tepelenë mbrëmjen e 17 marsit, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.
Policia ka arrestuar 46-vjeçarin, drejtues i automjetit tip “BMË” të përfshirë në këtë aksident, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë gjendja e dy të plagosurve Jani Meta, 60 vjeç dhe Lavdie Meta, 63 vjeç, është ende nën monitorim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në aksident tragjik u përfshinë 3 automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, ku përplasja ka rezultuar fatale për jetën e 4 personave, Riza Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



