Shpërthimi në kapanonin e deputetit të PS, GJKKO liron nga qelia ndërtuesin Leonard Gjini

GJKKO ka liruar nga qelia ndërtuesin Leonard Gjini. Ky i fundit, i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit ku ndodhi shpërthimi me pasojë vdekjen e dy personave, babë e bir dhe plagosjen e 7 të tjerëve në Lushnje, është liruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke e cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm.
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 88 dhe 112 të K.Pro.Penale, me vendimin Nr. 24 Akti, datë 18.03.2024 vendosi: Të mos caktojë asnjë masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Leonard Gjini pasi mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/2 të Kodit Penal.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Leonard Gjini, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në vendimin e GJKKO-së.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra për 5 zyrtarët e bashkisë.
“Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Robert Kola, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Kudret Sulo, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Miklovan Petro, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Eugert Sina, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024 -1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Ilmi Uku, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



