Aksidenti në Itali, 23-vjeçari nga Lezha humbi jetën pas djegies së makinës

Aktualitet | 3 vite më parë

Identifikohet një prej viktimave që humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Marin Kola nga fshati Troshan i cili humbi jetën pasi mjeti tip BMW me të cilin po udhëtonte u përfshi nga flakët.

Kola kishte shkuar gjatë ditëve të fundit në Itali, pasi pjesën më të madhe të kohës qëndronte në Shqipëri.

Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e 16 marsit.

Makina tip BMW e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja, kurse 23-vjeçari Kola dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet kur është përfshirë në flakë, e për pasojë kanë humbur jetën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme