Moti – Dita e sotme me diell. Temperaturat do të jenë me rritje

Aktualitet | 3 vite më parë

Anticikloni Afrikan po rikthehet drejt Europës perëndimore ku presim përmirësim të kushteve atmosferike.

E Enjte, 14 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me mjegull dhe vranësira në mëngjes në verilindje, diell në zonën perëndimore. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     2/12°C

– Zonat e ulëta      7/17°C

– Zonat bregdetare 10/18°C

Kosovë

Kosova për dt. 14 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 7°C në mëngjes deri në 11°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte, 15 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira me reshje shiu të izlouara. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore    -1/15°C

– Zonat e ulëta      3/18°C

– Zonat bregdetare 8/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme