Ndihmë juridike falas, për vitin 2024 lidhen 177 kontrata

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, në zbatim të ligjit “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, bëri të ditur të hënën se ka lidhur më 1 mars 2024 kontratat e përvitshme të shërbimit me avokatët e përfshirë në listën e miratuar nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, për ofrimin e ndihmës juridike dytësore.
Kontratat e lidhura janë vijim procedure pas shortit të hedhur në muajin janar, nga ku u përzgjodhën avokatët që do të ofrojnë ndihmë juridike dytësore në proceset civile dhe administrative për vitin 2024.
Për vitin 2024 janë lidhur 177 kontrata, nga 159 që u lidhën në 2023-shin.
Ligji “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” ka si qëllim ofrimin e ndihmës juridike falas për të siguruar akses të barabartë të të gjithë individëve në sistemin e drejtësisë; të sigurojë mirë organizimin, miradministrimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike; të sigurojë ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike në mënyrë profesionale, cilësore dhe efektive.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



