Ukrainasi gjen vdekjen në aksin Kardhiq-Delvinë/ Përfundon me kamion në greminë, automjeti shpërthen në flakë

Një 31-vjeçar ukrainas ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka përfunduar në greminë në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë e për pasojë ka ndërruar jetë.
Shoferi ukrainas i identifikuar si Andriu Khrustalov po transportonte çimento me kamion ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët.
“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, shkruan në njoftimin e saj policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




