Muzhaqi: Vëllazëria myslimane dhe Al Kaeda kanë humbur ndikimin në botën arabe

Botë | 2 vite më parë

Ergys Muzhaqi, ekspert sigurie tha në emisionin “3D” nga Alban Dudushi se sipas tij, Vëllazëria muslimane dhe Al Kaeda kanë humbur ndikimin në botën arabe. Teksa e konsideron një masterplan, Muzhaqi shprehet se më i fituari në këto lëvizje është Izraeli.

“Ky është një masterplan me të gjitha epiqendrat e Izraelit dhe padyshim që shteti më i fituar në këtë mes është Izraeli. Që të sigurohet një paqe edhe pse relative në mënyrë që shtetet arabe që e rrethojnë Izraelin, të cilët nuk e njohin atë, ta njohin si një shtet mundësisht me dy shtete dhe të ketë qetësi në atë zonë. Për të qenë në qetësi në atë zona ka qenë e nevojshme të eliminohet grupet ekstremiste që kanë qenë kundër njohjes së Izraelit nga shtete arabe. Ndaj vëllazëria myslimane e cila konsiderohet si organizatë terroriste nga SHBA apo dhe Al Kaeda ta humbin ndikimin dhe forcën e tyre në shumicën dominuese në vendet arabe. Pra e kanë humbur këtë. Kishin mbetur grupet me bazë shiite si Hesbollahu, tani ata u goditën edhe nga Izraeli. Kur themi Izraeli mos të harrojmë që mbështetet fort nga SHBA”, tha Muzhaqi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme