Scholz viziton Kievin, njofton paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 650 milionë euro

Botë | 2 vite më parë

Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi këtë të hënë(2 dhjetor) një vizitë të papritur në Kiev. Scholz i cili udhëtoi për në kryeqytetin ukrainas me tren do të zhvillojë bisedime me presidentin Volodymyr Zelenskyy ku dhe do të njoftojë dorëzimin këtë muaj të pajisjeve të tjera ushtarake me vlerë 650 milion € (539 milion £), në ndihmë të Ukrainës.

“Gjermania do të mbetet mbështetësja më e fortë e Ukrainës në Evropë,” tha ai në një postim për X.

Kjo shënon vizitën e tij të parë në Ukrainë në më shumë se dy vjet e gjysmë.

Kjo vizitë është realizuar vetëm disa javë pasi Scholz është kritikuar ashpër nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme