Kriza humanitare, OKB: Akses i kufizuar në Gazë, njerëzit në luftë me urinë

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se 85 për qind e kërkesave të saj për të koordinuar autokolonat e ndihmave dhe aksesin humanitar në Gazën veriore ose janë bllokuar ose janë vonuar nga autoritetet izraelite muajin e kaluar.
Sipas zëdhënësit të OKB-së, Stephane Dujarric, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) paraqiti 98 kërkesa aksesi për kalimin në një pikë kontrolli në Luginën e Gazës, por vetëm 15 prej tyre u miratuan.
Ai njoftoi se “gjatë tre ditëve të fundit, ekipe nga OCHA, agjencitë e të drejtave të njeriut të OKB-së dhe grupe të tjera humanitare kanë vizituar nëntë lokacione në qytetin e Gazës për të vlerësuar nevojat e qindra familjeve të zhvendosura, shumë prej të cilave po kthehen në Gazën veriore”.
Dujarric shprehu shqetësime serioze për palestinezët në Gazën veriore për shkak të bllokadës së vazhdueshme, duke i kërkuar Izraelit të lejojë operacione kritike humanitare.
Punonjësit e ndihmës janë vendosur në të gjithë Gazën, por aftësia e tyre për të vepruar është penguar.
43% e lëvizjeve tona të koordinuara me autoritetet izraelite në tetor u refuzuan dhe 16% të tjerë u përballën me pengesa.
OKB shpjegon më tej se në një raport të ri nga OCHA zbulohet se grupet humanitare paraqitën 50 kërkesa për të hyrë në Gazën veriore në tetor, nga të cilat 33 u refuzuan dhe tetë u pranuan, por u përballën me vonesa që shqetësonin misionet e tyre.
Raporti vjen në mes të një krize humanitare në përshkallëzim, pasi Gaza veriore përballet me kushte të rënda uria pas më shumë se 50 ditësh pa asnjë ndihmë apo furnizim të lejuar duke kërcënuar mungesën e ushqimit dhe burimeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




