Kontrabandisti i cigareve tenton të kalojë lumin i maskuar si ‘bimë ujore’

Një moment sa surreal dhe aq qesharak është regjistruar nga policia kufitare, gjatë arrestimit të një kontrabandisti cigaresh që tentonte të kalonte ilegalisht lumin kufitar mes Paraguait e Argjentinës.

Rrjeti Metro publikon pamjet ku rojet kufitare me veshje kamuflazhi drejtonin elektrikët e tyre ndaj burrit që notonte duke mbajtur mbi kokë një tufë ‘lulesh lundruese’ për t’u maskuar, teksa ata afroheshin me barkën e tyre.

Duke dyshuar për natyrën e objektit para tyre, rojet kufitare u afruan për ta inspektuar, duke zbuluar burrin poshtë kamuflazhit.
Ata zbuluan gjithashtu se ai po shtynte për në anën tjetër rreth 200 paketa cigaresh të mbështjella me kujdes me një përzierje gjethesh e bimësh artificiale, me të cilat ishte lidhur edhe vetë.

Incidenti i çuditshëm ndodhi mëngjesin e djeshëm pranë ishullit Cerrito në zonën argjentinase ku takohen lumenjtë Paraguay dhe Parana.
Një burim i forcës kufitare anti-kontrabandë tha: “Askush nuk kishte parë ndonjëherë një bimë të tillë të lundronte në ujë, prandaj shkuam ta shikonim nga afër”.
Trafikanti njihet tani si ‘Aquaman’ në rrjetet sociale, sipas superheroit të librave për fëmijë, ndërsa pritet të dalë në gjyq në qytezën argjentinase.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




