Shefi i OKB-së i shqetësuar për vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në Rusi

Botë | 2 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka shprehur shqetësimin për raportet se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe për dislokimin e tyre të mundshëm në zonën e konfliktit të Ukrainës.

“Sekretari i Përgjithshëm është shumë i shqetësuar për raportet e dërgimit të trupave nga Republika Popullore Demokratike e Koresë në Federatën Ruse”, tha zëdhënësi i shefit të OKB-së, Stephane Dujarric.

Inteligjenca amerikane ka thënë se forcat e Koresë së Veriut kanë arritur në rajonin kufitar të Rusisë Kursk, me Uashingtonin dhe Seulin që i kanë kërkuar Phenianit të tërheqë trupat e tij.

Koreja e Veriut dhe Rusia nuk i kanë mohuar raportet për vendosjen e trupave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme