Vetëm dy ditë derisa Amerika të vendosë, Harris dhe Trump vazhdojnë fushatën në shtetet e “fushëbetejës”

Kanë mbetur vetëm dy ditë derisa Amerika të vendosë nëse Kamala Harris apo Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm.
Të shtunën në mbrëmje, Trump tha në një tubim në Karolinën e Veriut se 5 Nëntori “do të jetë dita e çlirimit në Amerikë”.
“SHBA është tani një vend i pushtuar, por së shpejti nuk do të jetë më. Zgjedhjet e 5 nëntorit do të jenë dita e çlirimit në Amerikë, do të jetë çlirimi“, tha ai.
Harris, gjatë fushatës në Karolinën e Veriut e quajti ish-presidentin Donald Trump si të konsumuar nga hakmarrja dhe “gjithnjë e më të paqëndrueshëm”. Harris përsëriti qëndrimin e saj se Trump është i përqendruar në “listën e tij të armiqve” ndërsa ajo është fokusuar në “listën e gjërave për të bërë”.
“Ai nuk është dikush që po mendon se si ta bëjë jetën tuaj më të mirë. Ai është dikush, i cili është gjithnjë e më i paqëndrueshëm, i fiksuar pas hakmarrjes, i konsumuar nga ankesa dhe ai është atje duke luftuar për pushtet të pakontrolluar, “tha Harris.
Më shumë se 75 milionë njerëz kanë hedhur tashmë votën e tyre, por të dy kandidatët janë ende duke u përpjekur për të fituar votuesit e pavendosur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




