Përmbytjet në Spanjë- Gjenden 9 trupa të pajetë. Kryeministri thirrje banorëve: Qëndroni në shtëpi

Botë | 2 vite më parë

Rritet bilanci i viktimave në Valencia të Spanjës si shkak i përmbytjeve masive që përfshinë vendin.

Nëntë trupa të pajetë janë zbuluar në një garazh në lagjen La Torre. Lajmi është bërë me dije nga kryebashkiakja e Valencias, Maria Jose Catala tha se një nga viktimat ishte një oficer i policisë lokale.

Deri më tani, numri i viktimave ka shkuar në mbi 100 si pasojë e përmbytjeve katastrofike.

Kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sanchez) ka lëshuar paralajmërime për alarme të reja, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi stuhitë nuk kanë mbaruar. Ai njoftoi se zona do të shpallet zonë fatkeqësie dhe se niveli zyrtar i krizës është ngritur në 2.

“Ne nuk do të braktisim njerëzit e Valencias. Ne do të jemi këtu me ju gjatë gjithë kohës së nevojshme dhe duke vendosur të gjitha burimet e nevojshme. Prioriteti ynë, natyrisht, tani është gjetja e viktimave, gjetja e personave të zhdukur. Gjithashtu, në mënyrë që miqtë ose familja të mund të adresojnë vërtet ankthin që po kalojnë familjet, viktimat dhe personat e zhdukur. Gjëja më e rëndësishme është se unë e di që spanjollët janë të vetëdijshëm se ky fenomen nuk ka përfunduar. Të gjithë ata që janë prekur, ju lutemi qëndroni në shtëpi”, u shpreh ai.

Përmbytjet e së martës (29 tetor) ishin më të këqijat në Spanjë që nga viti 1996, kur 87 njerëz vdiqën pasi shiu i rrëmbyeshëm goditi një kamping në malet e Pirenejve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme