Blinken: Negociatorët do të mblidhen në ditët në vijim për armëpushimin në Gazë

Botë | 2 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinken pret që negociatorët të mblidhen së bashku në ditët në vijim për të diskutuar se si të ecin përpara në përpjekjet për të kthyer pengjet e mbetura në shtëpi nga Gaza dhe për të arritur një armëpushim.

Duke folur së bashku me homologun e tij të Katarit në Doha, Blinken tha se një pjesë e rrugës përpara përfshin një vlerësim të saktës se ku qëndron Hamasi pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. “Ne folëm për opsionet për të përfituar nga ky moment dhe hapat e ardhshëm për të çuar procesin përpara. Unë parashikoj që negociatorët tanë do të mblidhen së bashku në ditët në vijim,” tha ai ndërsa shtoi se  “Izraeli ka përmbushur qëllimet strategjike që i ka vënë vetes duke u siguruar që 7 tetori nuk mund të ndodhë më kurrë”, tha ai.

Katari, SHBA dhe Egjipit, kanë drejtuar bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për sigurimin e një armëpushimi dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite që mbahen në Gaza me Palestinezë të burgosur në burgjet izraelite.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme