Kuba në terr, pas një defekti të rrjetit elektrik

Rrjeti elektrik i Kubës pësoi një defekt përsëri të shtunën në mëngjes, duke e lënë të gjithë vendin pa enrgji, raportuan mediat shtetërore.
CubaDebate, njëra nga mediat shtetërore të vendit, raportoi se operatori i rrjetit elektrik të Kubës, UNE, njoftoi në orën 6:15 të mëngjesit se “sistemi kombëtar elektro-energjetik është shkyçur plotësisht”.
“Unioni Elektrik po punon për kthimin e furnizimit me energji”, tha operatori.
Rrjeti elektrik i Kubës u ndërpre për herë të parë rreth mesditës të premten pasi një nga termocentralet më të mëdha të ishullit u prish, duke lënë papritmas pa energji elektrike më shumë se 10 milionë njerëz.
Edhe përpara defektit të rrjetit, mungesa e energjisë të premten e kishte detyruar Qeverinë komuniste të Kubës t’i dërgonte në shtëpi punonjësit shtetërorë dhe të urdhëronte mosmbajtjen e mësimit në shkolla fitore, në përpjekje për të kursyer karburant për gjeneratorët.
Por, dritat filluan të ndizeshin në disa zona të shpërndara të ishullit në mbrëmje të premten, duke dhënë shpresë se furnizimi me rrymë do të kthehej.
Operatori i rrjetit ende nuk ka dhënë hollësi mbi atë që shkaktoi defektin e rrjetit përsëri të shtunën, ose se sa kohë do të duhet për ta rregulluar rrjetin.
Qeveria e Kubës ka fajësuar infrastrukturën e vjetërsuar, mungesën e karburantit dhe kërkesat e rritura për energji, për reduktimet e shpeshta javët e fundit.
Qytetarë e Kubës shpesh janë përballur me mungesë energjie nga 10 deri në 20 orë në ditë.
Sipas REL
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




