Putin: Sugjerimet e Ukrainës për prodhimin e armëve bërthamore, provokim i pastër

Botë | 2 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin i ka përshkruar sugjerimet e lidershipit ukrainas në lidhje me prodhimin e mundshëm të armëve bërthamore si një “provokim i rrezikshëm”.

Ai tha se çdo hap në këtë drejtim do të provokonte përgjigjen e duhur.

Deklarata e Putint erdhi gjatë një bisede me gazetarë nga vendet BRICS në Moskë.

Ndërsa pranoi se nuk është e vështirë të prodhosh armë bërthamore në botën moderne, ai shprehu dyshime për aftësitë e Ukrainës për ta bërë këtë.

“Unë nuk e di nëse Ukraina është aktualisht e aftë për këtë. Për Ukrainën sot, nuk është aq e thjeshtë, por në përgjithësi, këtu nuk ka vështirësi të mëdha”, tha Putin.

Putini u përgjigj publikisht për herë të parë ndaj deklaratave të bëra nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky ka rikonfirmuar kërkesën e tij për anëtarësim në NATO në Bruksel, duke deklaruar se në rast se nuk pranohej në aleancë, vendi i tij nuk kishte asnjë alternativë veç riarmatimit bërthamor për të mbrojtur veten kundër Rusisë.

Megjithatë, Zelenksy u duk se u tërhoq, duke thënë gjatë një konference për shtyp në Bruksel së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, “Ne nuk prodhojmë armë bërthamore”. 

Sipas ATSH

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme