Dështon termocentrali kryesor i energjisë, Kuba në errësirë totale

Kuba po përjeton një ndërprerje mbarëkombëtare të energjisë elektrike pas dështimit të centralit të saj kryesor.
Rrjeti energjetik ra të premten, ndërsa zyrtarët thanë se nuk e dinin se sa kohë do të duhej për të rivendosur energjinë. Ndërkohë 10 milionë banorët e saj janë në errësirë të plotë.
Ndërprerja totale e së premtes erdhi pasi termocentrali Antonio Guiteras në Matanzas, më i madhi në ishull, dështoi.
Presidenti Miguel Díaz-Canel Bermúdez tha se situata ishte “përparësia e tij absolute”.
“Nuk do të ketë pushim derisa të rikthehet energjia”, shkroi ai në X.
Kreu i furnizimit me energji elektrike në ministrinë e energjisë, Lazara Guerra, u citua më vonë nga agjencia e lajmeve AFP të ketë thënë se procesi i rivendosjes së energjisë elektrike ishte në fazat e tij të hershme.
“Ka një nivel të prodhimit të energjisë elektrike që do të përdorej për të nisur termocentralet në disa rajone të vendit”, tha ajo.
Më herët të premten, zyrtarët njoftuan se të gjitha shkollat dhe aktivitetet jo thelbësore, përfshirë klubet e natës, do të mbylleshin deri të hënën. Kubanëve u është kërkuar gjithashtu që të fikin pajisjet me konsum të lartë si frigoriferët dhe furrat gjatë orëve të pikut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




