Ylli i BTS përfundon shërbimin ushtarak të Koresë së Jugut

Botë | 2 vite më parë

Një anëtar i grupit BTS të Koresë së Jugut u lirua pas 18 muajsh në detyrë nga shërbimi ushtarak në Koresë së Jugut.

J-Hope, 30 vjeç, i veshur me uniformë dhe një beretë të zezë, buzëqeshi ndërsa u përshëndet nga rreth 100 fansa brohoritës pas lirimit të tij në një bazë ushtarake në Ëonju, provincën Gangëon.

Atij iu bashkua anëtari tjetër i BTS Jin , i cili përfundoi shërbimin e tij ushtarak në qershor.

Anëtarët e mbetur filluan shërbimin e tyre 18-mujor në dhjetor 2023, duke ndërprerë karrierën muzikore të grupit përpara se të pritet të ribashkohet në 2025.

“Falë fansave, unë munda ta përfundoja shërbimin në mënyrë të sigurtë dhe me optimizëm,”, tha J-Hope.

“Ajo që kam ndjerë për një vit e gjysmë të fundit është se shumë ushtarë po punojnë, po përkushtohen dhe po bëjnë kaq shumë për të mbrojtur vendin.”

Rreth 100 fansa kishin shkuar në bazën ushtarake për të përshëndetur J-Hope

BTS renditet e 41-ta në mesin e grupeve më të shitura të të gjitha kohërave , sipas studiuesve të industrisë muzikore Chartmasters.

Që nga debutimi i tyre në 2013, grupi ka shitur më shumë se 56 milionë albume dhe këngë.

BTS janë një nga grupet e djemve më të suksesshëm në botë.

 

Koreja e Jugut kërkon që të gjithë burrat e aftë për punë ndërmjet moshës 18 dhe 28 vjeç të shërbejnë midis 18 dhe 21 muaj në shërbimin ushtarak ose social.

Vendi e rishikoi ligjin në vitin 2020 për t’i lejuar yjet e njohur të K-pop-it të vonojnë regjistrimin deri në moshën 30-vjeçare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme