Korea e Veriut ka ndryshuar kushtetutën dhe ka shpallur Korenë e Jugut shtet armik

Botë | 2 vite më parë

Përmes ndryshimeve kushteutese të miratuara nga Asambleja Kombëtare e Vendit, Korea e Veriut e ka shpallur zyrtarisht atë të jugut shtet armik. Agjencia e lajmeve koreanoveriore KCNA, operacionin e së martës për hedhjen në erë të një pjesë të rrugës dhe hekurudhës që lidhnin dy koretë, e cilësoi si veprim të ligjshëm ndaj një shteti që është shpallur armik me kushtetutë. “Kjo është një masë e paevitueshme dhe e ligjshme e ndërmarrë në përputhje me kërkesat e kushtetutës”, u shpreh agjencia. Duke cituar një zëdhënës të ministrisë së mbrotjes së vendit komunist raportoi se do të ndërmerreshin hapa të tjera për të përforucuar në mënyrë të përhershme kufirin jugor të vendit.  Ndryshimet kushtetuese erdhën pasi udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un bëri thirrje për këto ndryshime me qëllim dhënien fund qëllimeve për bashkim me jugun, duke akuzuar Seulin se bashkëpunonte me SHBA-të për të rrëzuar regjimin komunist. Teknikisht, dy koretë janë ende në luftë pasi konflikti i viteve 1950-53 përfundoi me armëpushim dhe jo traktat paqeje.  

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme