Pesë paqëruajtës të OKB-së plagosen në jug të Libanit

Botë | 2 vite më parë

Një tjetër paqeruajtës i OKB-së është plagosur në jug të Libanit,  ku Izraeli po lufton me grupin militant Hezbollah, duke e çuar kështu në pesë numrin e anëtarëve të forcës shumëkombëshe në atë vend të plagosur gjatë ditëve të fundit. 

Në një deklaratë, forca e përkohshme e OKB-së në Liban bëri me dije se paqeruajtësi u plagos në selinë e organizatës në  qytetin jugor të Naqoura-s,  por nuk dihej origjina e të shtënave që shkaktuan plagosjen e tij. Forca shumëkombëshe në Liban gjithashtu bëri me dije se një pozicion i saj në fshatin Ramyah kishte pësuar dëme të konsiderueshme për shkak të shpërthimeve nga bombardimet në afërsi të saj. “Iu kujtojmë të gjithë aktorëve detyrimin e tyre për të garantuar sigurinë e personelit dhe ambienteve të OKB-së, ku përfshihet edhe shmangia e luftimeve pranë pozicioneve të forcës së përkohshme të OKB-së në Liban, theksoi misioni.  

Ndërkohë një zëdhënës i këtij misioni u shpreh për agjencinë franceze të lajmeve AFP të largoheshin nga pozicionet e tyre në jug të Libanit, por paqeruajtësit kanë refuzuar. “Na kërkuan të tërhiqëshim nga pozicionet tona përgjatë vijës blu ose deri pesë kilometra larg kësaj vije”, u shpreh zëdhënësi duke iu referuar vijës së demarkacionit mes Libanit dhe Izraelit. “Por ne vendosëm në mënyrë unanime të qëdrojmë”, theksoi ai. 
 
/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme