Uragani Milton kërcënon Floridën, guvernatori thirrje qytetarëve: Evakuoheni tani!

Botë | 2 vite më parë

Shteti amerikan i Floridës po përgatitet për një stuhi të ashpër, e dyta brenda dy javësh, pasi uragani i kategorisë katër, Milton do të arrijë në tokë të mërkurën.

Erërat deri në 250 km/h janë regjistruar në brigjet e Meksikës ndërsa vërshojnë drejt Floridës.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e ka përshkruar Miltonin si një “stuhi jashtëzakonisht të fuqishme” që përbën një “kërcënim jashtëzakonisht serioz për Florida”.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis u ka kërkuar njerëzve që të evakuohen, duke paralajmëruar: “Koha po mbaron shumë shpejt”.

DeSantis tha se ndërsa është e pamundur të kontrollohet stuhia, njerëzit janë në gjendje të ndërmarrin hapa për të siguruar që familjet e tyre të jenë të mbrojtura.

“Ne nuk do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë njerëzit që qëndrojnë prapa”, paralajmëron ai.

Paralajmërimet vijnë më pak se dy javë pasi Uragani Helene mbërriti si stuhi e kategorisë katër, duke vrarë të paktën 225 njerëz në të gjithë Floridën, Xhorxhian, Karolinën e Jugut, Tenesin, Virxhinian dhe Karolinën e Veriut që ishte edhe shteti më i prekur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme