Izraeli zgjeron sulmet në Liban, të paktën 21 të vrarë

Botë | 2 vite më parë

Ushtria izraelite ka kryer një seri sulmesh në zonën e kryeqytetit të Libanit, Bejrut gjatë natës të së shtunës (5 tetor).

Numri i të vdekurve nga një sulm izraelit në një xhami në Gaza qendrore është rritur në 21, sipas Mbrojtjes Civile lokale dhe një spitali aty pranë.

Zëdhënësi në gjuhën arabe për Forcat e Mbrojtjes të Izraelit lëshoi ​​urdhra të reja evakuimi për disa lagje përpara atyre që ai tha se do të ishin sulme ndaj objektivave që i përkisnin grupit militant të mbështetur nga Irani.

Izraeli thotë se po synon komandantët dhe pajisjet ushtarake të Hezbollahut dhe synon t’i largojë ata nga kufijtë e përbashkët

Hezbollahu dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë.

Javën e kaluar Izraeli nisi një  inkursion të kufizuar tokësor në Libanin jugor, teksa rriti luftën e tij me grupin militant Hezbollah të mbështetur nga Irani.

 Izraeli tani po godet Libanin me një nivel bombardimi që nuk është parë jashtë Gazës në 20 vitet e fundit, sipas ekspertëve të luftës ajrore.

E gjithë kjo përbën një përshkallëzim dramatik në Lindjen e Mesme.  Përshakllëzimi është thelluar nga sulmi raketor më i madh ndonjëherë i Iranit ndaj Izraelit, javën e kaluar./CNN

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme