Presidenti iranian paralajmëron Netanyahun: S’jemi nxitës të luftës, por do qëndrojmë kundër kërcënimeve

Botë | 2 vite më parë

Presidenti iranian, Massoud Pezeshkian ka mbrojtur sulmin e Iranit dhe ka paralajmëruar Izraelin nga veprime të mëtejshme.

“Bazuar në të drejtat legjitime të Iranit me qëllim paqe dhe siguri për Iranin dhe rajonin, Izraelit iu dha një përgjigje vendimtare në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve iranianë“, shkroi ai në X.

Duke iu drejtuar Netanyahut, ai shkruan se kryeministri izraelit duhet të dijë se “Irani nuk është një nxitës i luftës, por do të qëndrojë me vendosmëri kundër çdo kërcënimi”.

Ai paralajmëron Izraelin se sulmi i mbrëmjes së sotme “ishte vetëm një vështrim i aftësive të Iranit dhe jo për t’u angazhuar në konflikt”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme