Sulmi me raketa në Izrael, Irani: Hakmarrje për vrasjen e liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut

Botë | 2 vite më parë

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) duke konfirmuar se “dhjetëra” raketa janë lëshuar drejt Izraelit, duke kërcënuar një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet.

Ata e përshkruajnë sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të premten “dhe për vrasjen e popullit libanez dhe palestinez”.

Sipas tyre, forcat ajrore kishin shënjestruar “baza të rëndësishme”.

Irani ka nisur një sulm me raketa në Izrael. Sulmi vjen pasi trupat izraelite kanë pushtuar Libanin, në atë që ushtria izraelite e quan një operacion tokësor “të kufizuar, të lokalizuar dhe të shënjestruar” kundër Hezbollahut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme