Assange flet për herë të parë pas lirimit, gazetarët nuk duhet të ndalohen të bëjnë punën e tyre

“Nuk jam i lirë sepse funksionoi sistemi por sepse pasi vitesh burg pranova se jam fajtor për gazetari. Kështu u shpreh themeluesi i Ëikileaks Julian Asange para komitetit për të drejtat e njeriut të asamblesë parlamentare të këshillit të Evropës, e cila ndërkohë ka publikuar një raport ky shpreh alarm për mënyrën se si Assange është trajtuar, e cila sipas këtij organi ka pasur një efekt drithërues tek të drejtat e njeriut.
Pas pesë vitesh burg në një burg britanik, Assange u lirua në muajin qershor të këtij viti pasi pranoi se ishte fajtor për sigurimin dhe publikimin e sekreteve ushtarake të SHBA-së, si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorët e departamentit amerikan të drejtësisë që i dha fund një sage ligjore që vijonte prej vitesh.
Para se të shkonte në burgun e Belmarshit në Britani Assange kaloi shtatë vite i izoluar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku kishte aplikuar për azil për përndjekje politike. Duke folur para ligjvënësve të komitetit për të drejtat e njeriut të asamblesë parlamentare të këshillit të Evropës, Assange theksoi se gazetaria nuk ishte krim por shtylla e një shoqërie të lirë dhe të informuar.
Gazetarët nuk duhet të procedohen se bëjnë punën e tyre. Kriminimalizimi i aktiviteteve për mbledhjen e lajmeve është një kërcenim për gazetarinë investigative kudo në botë. U dënova nga një fuqi e huaj sepse kërkova dhe publikova informacione të vërtet për atë fuqi ndërsa isha në Europë, vuri në dukje themeluesi I Ëikileaks para ligjvënësve të komitetit për të drejtat e njeriut të asamblesë parlamentare të këshillit të Evropës ku foli për herë të parë që pas lirimit të tij.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




