Izraeli kërkon pushtim nga toka në Liban, Hezbollahu shprehet se është gati

Izraeli ka lënë të kuptohet se do të ketë një pushtim të Libanit gjatë një ofensivë tokësore, ndërsa Hezbollahu thotë se është gati.
Tanket izraelite janë grumbulluar afër kufirit libanez, ku gjenerali më i lartë i Izraelit u ka thënë trupave që të përgatiten për të operuar brenda bastioneve të Hezbollahut.
Ministri izraelit I Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se do të përdorë “të gjitha mjetet që kanë në dispozicion ” për ta arritur luftimin e bastioneve të Hezbollahut “nga ajri, deti dhe toka”.
Deri më tani, nuk ka shenja të kalimit të kufirit nga forcat izraelite, por Izraeli qartë dëshiron që Hezbollahu të mendojë se një pushtim tokësor po vjen.
“Ne do të përdorim të gjitha aftësitë që kemi dhe nëse dikush nga ana tjetër nuk e kupton se çfarë do të thotë të gjitha aftësitë – janë të gjitha aftësitë. Ju jeni pjesë e kësaj përpjekjeje, ne ju besojmë se mund të arrini gjithçka. Çdo gjë që duhet bërë do të bëhet dhe se ne do të përdorim të gjitha forcat nga ajri, deti dhe toka”, tha ministri izraelit para trupave në veri të vendit.
Nga ana tjetër Hezbollahu duket se është gati për të pritur një luftim nga toka. Në fjalimin e parë të zëvendës shefit të Hezbollahut, Sheikh Naim Qassem u shpreh se “grupi do të qëndrojë në këmbë, do të riorganizohet dhe do të vazhdojë luftën e tij kundër Izraelit”.
Zyrtari shtoi se Hezbollahu e di se beteja “mund të jetë e gjatë”, dhe opsionet janë “të hapura për ta”.
“Ne jemi gati për një pushtim tokësor dhe do të dalim fitimtarë,” tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




