Eliminimi i Nasrallahut nga Izraeli, Abaz dënon vrasjen e liderit të Hezbollahut

Botë | 2 vite më parë

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abaz ka dënuar vrasjen e liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah pas sulmit ajror izraelit ndaj godinave të Hezbollahut.

Gjithashtu Abbas ka shprehur “ngushëllimet e tij të thella qeverisë libaneze dhe popullit vëlla libanez, për martirizimin e viktimave civile që ranë si rezultat i agresionit brutal izraelit”.

Nga ana tjetër, më herët, ministri i Jashtëm Israel Katz ka deklaruar se ekzekutimi i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah ishte tërësisht i justifikuar. Sipas Katz, si eliminimi i kreut të Hezbollahut ashtu edhe  sulmi ajror izraelit në Bejrut ishte vendimi i duhur.

“Eliminimi i kryeterroristit Nasrallah është një nga veprimet më të justifikuara kundër terrorizmit që Izraeli ka ndërmarrë ndonjëherë. Ai e meritonte të goditej dhe kjo është një gjë e mirë”, shkroi në rrjetin ‘X’, kryediplomati izraelit.

Pas vrasjes së Nasrallahut, kryeministri Benjamin Netanjahu është kthyer nga SHBA. Netanjahu do të shkojë direkt nga aeroporti Ben Gurion në një konsultë sigurie, raportojnë mediat izraelite.

Nga ana tjetër, grupi terrorist Houthi ka reaguar për liderin e vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, duke thënë se “xhihadi i tij u përfundua në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Në një deklaratë, organizata thotë se “gjaku i liderëve martirë nuk do të derdhet kot… rezistenca nuk do të thyhet dhe shpirti xhihadist i vëllezërve në Liban dhe në të gjitha frontet e mbështetjes [për Hamasin] do të forcohet”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme