SHBA: U vendos për armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, Netanjahu refuzoi

Botë | 2 vite më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se propozimi për një armëpushim 21-ditor midis Izraelit dhe Hezbollahut ishte “koordinuar” me Tel Avivin, por më pas është refuzuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

Më herët sot, zyra e Netanjahut bëri të ditur se kryeministri nuk i ishte përgjigjur propozimit të armëpushimit të mbrëmshëm, të hartuar në OKB nga një bllok aleatësh prej 12 anëtarësh.

Pavarësisht kësaj, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se propozimi “ishte i koordinuar me palën izraelite”.

Në një konferencë shtypi në Uashington, Jean-Pierre tha para gazetarëve se bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë janë duke vazhduar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

“Ata po i bëjnë ato diskutime. Zgjidhja diplomatike është thelbësore. Tensionet duhet të ndalen. Ne duhet të arrijmë në një armëpushim dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të arrijmë këtu”, u shpreh Jean- Pierre.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme