Lufta në Liban, forcat ajrore izraelite gati për të ndihmuar operacionin tokësor

Botë | 2 vite më parë

Forcat ajrore po përgatiten të ndihmojnë trupat izraelite në rast të një pushtimi të mundshëm tokësor të Libanit.

Ka qenë komandanti i forcave ajrore izraelit, gjeneral Major Tomer Bar i cili është shprehur në një video të shpërndarë nga ushtria se vendimi për të nisur një manovër të përbashkët në tokën libaneze nuk është i tij.

“Përgatitur, nëse aktivizohet. Ky është vendim që do të merret nga ata lart nesh”, thekson ai.  

Sipas tij, synimi aktual i forcave ajrore është të ndalojë transferimet e armëve nga Irani drejt Hezbollahut, pasi grupi militant “varet nga furnizimi që vjen nga Irani”.

Ndërkaq, ditën e djeshme shefi ushtarak i Izraelit u tha trupave se sulmet ajrore të gjera në Liban që synonin grupin e armatosur Hezbollah mund t’u hapnin rrugën atyre që të “hyjnë në territorin e armikut”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme