SHBA-ja juglindore përgatitet për uraganin ‘katastrofik’ Helene

Uragani Helene vazhdon të forcohet ndërsa po shkon drejt bregut të Gjirit të SHBA. Stuhia e kategorisë së parë është në rrugën e duhur për t’u intensifikuar shpejt në një uragan të rrezikshëm të kategorisë katër deri në momentin kur të zbarkojë në Florida, me parashikimet dhe paralajmërimet zyrtare që i përshkruajnë ndikimet e mundshme si “katastrofike”, “kërcënuese për jetën” dhe “e pambijetueshme”.
Guvernatorët e Floridës, Gjeorgjisë, Karolinës së Veriut, Karolinës së Jugut dhe Virxhinias kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme përpara rënies së stuhisë.
Qendra Kombëtare e Uraganeve me bazë në SHBA (NHC) tha se uragani i kategorisë një po lëvizte në veri me shpejtësi 19 km/h përmes Gjirit të Meksikës dhe pritej të forcohej, duke kërcënuar me erëra katastrofike dhe stuhi në veri-lindje.
Uraganët kanë nevojë për temperatura të sipërfaqes së detit më shumë se 27C për t’i ushqyer ato.
Me ujërat jashtëzakonisht të ngrohtë të Gjirit në 30-32C, sipërfaqja e detit është rreth dy gradë Celsius mbi normalen për kohën e vitit. Kjo do të mbingarkojë zhvillimin e Helenës dhe do të sjellë atë që meteorologët e quajnë “intensifikim të shpejtë”.
NHC pret që Helene të arrijë fuqinë maksimale si uragan i madh i kategorisë së katërt, pak para se të zbarkojë të enjten në mbrëmje me orën lokale në qarqet Big Bend të Taylor, Jefferson dhe Wakulla.
Në një konferencë shtypi, kryebashkiaku i Tallahassee, Florida, paralajmëroi gjithashtu banorët që të jenë të përgatitur.
“Nuk kemi më kohë për të pritur”, tha kryebashkiaku John Dailey.
“Ne ju bëjmë thirrje që të qëndroni të vetëdijshëm për motin pasi jemi në prag të asaj që mund të jetë … një ngjarje historike.”
Në Gjeorgji, të gjitha shkollat publike në Atlanta do të mbyllen të enjten dhe të premten për shkak të stuhisë.
NHC ka thënë se sapo të arrijë në Shtetet e Bashkuara juglindore, pritet të “prodhojë akumulime totale shiu prej pesë deri në 12.7-25.4 cm”./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




