Biden thërret Samitin ndërkombëtar të Ukrainës në Gjermani

Botë | 2 vite më parë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thirrur një takim të nivelit të lartë 50 aleatë të Ukrainës në Gjermani.

Samiti ndërkombëtari Ukrainës pritet të mbahet më 10 deri në 12 tetor. 

Biden deklaron se takimi ka në fokus mbrojtjen e Ukrainës kundër agresionit rus.

“Unë do të thërras një takim të nivelit të liderit të grupit të kontaktit të mbrojtjes së Ukrainës në Gjermani muajin e ardhshëm për të koordinuar përpjekjet e më shumë se 50 vendeve që mbështesin Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus,” tha ai në një deklaratë.

Biden njoftoi të enjten (26 shtator) edhe një rritje të ndihmës për Ukrainën, duke përfshirë gati 8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe municione të reja me rreze të gjatë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme