Harris pranoi debatin në CNN, Trump: Tani është shumë vonë, votimi ka filluar

Botë | 2 vite më parë

Ish-presidenti Donald Trump të shtunën argumentoi se ishte “shumë vonë” për të pasur një tjetër debat presidencial sepse amerikanët kanë filluar të votojnë në zgjedhjet e 2024-ës. 

“Problemi me një debat tjetër është se është thjesht tepër vonë, votimi tashmë ka filluar”, tha Trump në një tubim në Wilmington, Karolina e Veriut.
Trump shtoi, duke iu referuar zëvendëspresidentes Kamala Harris: “Tani ajo dëshiron të bëjë një debat para zgjedhjeve me CNN sepse po humbet keq”. 

Sondazhet kombëtare vazhdojnë të tregojnë asnjë lider të qartë në garën mes Harris dhe Trump.

Harris tha më herët të shtunën se ajo kishte pranuar një ftesë nga CNN për të marrë pjesë në një debat në tetor. Fushata e Trump përsëriti komentet e mëparshme të ish-presidentit se ai nuk do të merrte pjesë në një debat tjetër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme