Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Shtetasit britanikë të largohen nga Libani

Botë | 2 vite më parë

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy ka përsëritur mesazhin e tij për shtetasit britanikë në Liban, duke u kërkuar atyre që të largohen tani “ndërsa opsionet tregtare mbeten”.

“Tensionet janë të larta dhe situata mund të përkeqësohet me shpejtësi”, thotë Sekretari i Jashtëm në një postim në rrjetet sociale.

Një lutje të ngjashme ai bëri edhe më 30 korrik, duke thënë në atë kohë se tensionet në vend mund të përshkallëzoheshin.

Lammy thotë se ka folur me kryeministrin libanez pas shpërthimeve vdekjeprurëse në vend për të shprehur “shqetësim të thellë për tensionet në rritje dhe viktimat civile”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme