Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtyn udhëtimin në Izrael

Botë | 2 vite më parë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka shtyrë vizitën e planifikuar në Izrael javën e ardhshme për shkak të përshkallëzimeve në rajon.

Në raportin e cituar nga mediat izraelite, dy zyrtarë izraelitë shpjeguan se shtyrja vjen për shkak të ngjarjeve në Liban dhe në kufi të ditëve të fundit.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë thirrje kundër “veprimeve përshkallëzuese nga çdo palë” në Lindjen e Mesme, pas shpërthimeve të pajisjeve të grupit terrorist libanez Hezbollah për të cilët fajësohet Izraeli.

“Franca dhe Shtetet e Bashkuara janë të Bashkuara janë në një zë në thirrjen për përmbajtje dhe de-përshkallëzimin kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme në përgjithësi dhe kur bëhet fjalë për Libanin në veçanti.  Ne nuk duam të shohim ndonjë veprim përshkallëzues nga asnjë palë që do të rrezikonte qëllimin e një armëpushimi në konfliktin e Gazës”, tha Blinken pas bisedimeve në Paris me homologun francez Stephane Sejourne.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme