Papa Françesku mesazh të rinjve, 10 vjet nga vizita e tij në Shqipëri

10 vjet nga vizita e Papa Francekut në Tiranë, nga Vatikani Ati i Shenjtë dërgon një video-mesazh për të rinjtë shqiptarë. Duke e cilësuar si një vizitë të paharrueshme në Shqipëri në vitin 2014, kreu i Kishës Katolike jep këtë mesazh shprese për gjeneratën e re.
Mesazhi i Papa Françeskut:
Të dashur miq, të dashur të rinj shqiptarë dhe të Mesdheut, Është për mua gëzim të di që ju jeni mbledhur në Tiranë, pikërisht 10 vjet pas vizitës sime në vendin tuaj të dashur, në vitin 2014. Nuk mund ta harroj dhe kujtohem për atë udhëtim të paharrueshëm, ku kam mundur të takoj popullin tuaj, një popull me larmishmëri portretesh, por i bashkuar nga kuraja. Siç ju thoja atëherë të rinjve: – “Ju jeni breznia e re e Shqipërisë”, – shtoj sot të dashur të rinj të pesë brigjeve të Mesdheut: – “Ju, breznia e re, jeni e ardhmja e rajonit të Mesdheut”. Të gjithë jemi shtegtarë të shpresës, që ecim në kërkim të së vërtetës, duke e jetuar fenë tonë ndërsa ndërtojmë paqen – e Paqja duhet të ndërtohet!
Këto ditë në Tiranë po zhvillohet MED24 për herë të parë në Shqipëri, me mbështetjen e Papa Françeskut për të promovuar shpresën dhe paqen në rajonin tonë dhe në botë. Në kuadër të punimeve dhe takimeve Imzot Arjan Dodaj ka transmetuar këtë video-mesazh të rëndësishëm gjatë konferencës me temë: “Dialogu ndër fetar mund të luajë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e paqes”. Papa Françesku thekson rëndësinë e bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit ndërfetar, duke i bërë thirrje të rinjve shqiptarë të vazhdojnë të jenë një shembull i mirë për rajonin dhe botën.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




