Biden beson në fitoren e Kievit: Putin nuk do të triumfojë në luftën në Ukrainë

Botë | 2 vite më parë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se është i bindur  se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të triumfojë në luftën me Ukrainën. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të qëndrojnë me aleatët për të ndihmuar Ukrainën ndërsa mbrohet nga sulmi i agresionit rus. Është e qartë se Putini nuk do të triumfojë në këtë luftë. Populli i Ukrainës do të triumfojë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë. 

I pyetur për komentet e Putinit për një luftë të mundshme të drejtpërdrejtë me Rusinë, Biden tha se ai nuk mendonte shumë për presidentin rus.  Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimor e kanë ndihmuar Ukrainën së fundmi me armatime që mund të sulmojnë përtej territorit ukrainas. Lidhur me këtë çështje, kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tha një ditë më parë se lejimi i Ukrainës që të sulmojë thellë brenda Rusisë me armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi është “një vendim politik”, dhe se nga pikëpamja ushtarake është brenda të drejtës ligjore të Ukrainës.

Por, më herët gjatë javës presidenti rus Putin tha se Perëndimi do të ishte “në luftë” me Rusinë nëse i lejon Ukrainës të sulmojë me raketa me rreze të gjatë, të prodhuara në Perëndim, ndërkaq ish-presidenti Medvedev tha më 14 shtator se Rusia mund ta shkatërrojë kryeqytetin ukrainas, Kiev, me armë jo bërthamore nëse Perëndimi nuk heq dorë nga furnizimi i Ukrainës me raketat me rreze të mesme veprimi.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme