Ish-gjenerali izraelit: Netanjahu përdor luftën në Gazë për të qëndruar në pushtet

Një ish-zyrtar i lartë ushtarak izraelit i ka kërkuar Tel Avivit që të tërhiqet nga Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, duke e përshkruar situatën si një ferr me atë po ndodh me luftën.
Gjeneralmajor Israel Ziv, ish-kreu i operacioneve për ushtrinë izraelite, kritikoi luftën duke deklaruar se Izraeli ka “ngecur në Gazë dhe po rrjedh gjak”.
Ziv, i cili më parë drejtoi Divizionin e Gazës, pohoi se lufta është bërë një burim stabiliteti politik për kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe qeverinë e tij.
Ai tha se Netanjahu mund të zgjasë luftën për të ruajtur pozicionin e tij politik dhe për të vonuar gjyqin e tij për korrupsion, gjë që mund ta çojë në burg.
Ziv shtoi se pas një viti të asaj që ai e quajti luftën më të gjatë dhe më rraskapitëse në historinë e Izraelit, vendi e gjen veten të bllokuar në një krizë të vazhdueshme sigurie pa fund.
Ai vuri në dukje se situata nuk po përmirësohet dhe i mungon një rrugë e qartë drejt zgjidhjes, ndërsa theksoi se lufta, për të cilën Netanjahu pretendonte se ishte në prag të fitores gjashtë muaj më parë, tani duket e pafund.
Më shumë se 41 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe mbi 95,100 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore, transmeton TRT World.
Ofensiva izraelite ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e territorit mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli përballet me akuza për gjenocid për veprimet e tij në Gaza në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




