Stoltenberg: NATO mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar luftën në Ukrainë

Botë | 2 vite më parë

“NATO mund të kishte bërë më shumë për të armatosur Ukrainën në përpjekje për të parandaluar pushtimin e Rusisë”, ” kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili është në largim të pozicionit.  

“Tani ne i ofrojmë sende ushtarake një lufte, atëherë mund të kishim siguruar sende ushtarake për të parandaluar luftën”,tha Stoltenberg.

Stoltenberg vuri në dukje hezitimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut për të ofruar armë që Kievi kishte kërkuar përpara pushtimit të plotë të Rusisë për shkak të frikës se tensionet me Rusinë do të përshkallëzoheshin.

Stoltenberg tha se fundi i luftës në Ukrainë do të arrihet vetëm në tryezën e bisedimeve.

“Për t’i dhënë fund kësaj lufte do të duhet të ketë sërish dialog me Rusinë në një fazë të caktuar. Por duhet të bazohet në forcën ukrainase,” tha ai.

Stoltenberg, do të japë dorëheqjen në tetor nga roli i tij në NATO, të cilin e mban që nga viti 2014.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme