Bajden takim me Starmer: Nuk ka ende vendim që Ukraina të përdorë raketa “Storm Shadow”

Botë | 2 vite më parë

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) hodhi poshtë kërcënimet të bëra nga presidenti rus,  Vladimir Putin rreth përdorimit të raketave “Storm Shadow” për të bombarduar objektivat në Rusi nga ana e Ukrainës.

Gjatë takimit me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në Shtëpinë e Bardhë, Bajden tha se nuk ishte dakord që Ukraina të përdorte raketa të prodhimit perëndimor “Storm Shadow” për të bombarduar objektivat në Rusi, pasi sipas tij do të ishte sikur NATO të shkonte në luftë me Moskën.

Starmer fluturoi nga Londra të enjten për takimin e punës mes tensioneve të përshkallëzuara me Kremlinin pasi Britania e Madhe kishte treguar se SHBA kishte rënë dakord të lejonte Ukrainën të përdorte raketat “Storm Shadow” për të bombarduar Rusinë .

Pas samitit, Starmer tha se takimi nuk kishte të bënte me një vendim të veçantë për “Storm Shadow”.

“Epo, ne kemi pasur një diskutim të gjatë dhe produktiv mbi një sërë problemesh, duke përfshirë Ukrainën, siç mund ta prisnit, Lindjen e Mesme dhe Indo-Paqësorin, duke folur strategjikisht për vendimet taktike,” tha ai.

Të pranishëm në takimin e Dhomës Blu ishin edhe Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit dhe David Lammy , sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Pjesëmarrës të tjerë britanikë përfshinin Tim Barrow, këshilltarin e sigurisë kombëtare dhe shefin e stafit të Starmer, Sue Grey.

Nga ana tjetër, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka kërkuar prej muajsh leje për përdorimin e raketave, përfshirë gjatë bisedimeve këtë javë me Lammy dhe Blinken.

Më herët presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi vendet perëndimore që të mos lejojnë Ukrainën të lëshojë raketa me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë.

Raketat britanike Storm Shadow, të prodhuara nga një kompani evropiane, mund të godasin objektiva të paktën 190 milje larg dhe Ukraina dëshiron t’i përdorë ato për të bombarduar bazat ajrore, vendet e raketave dhe objektivat e tjerë ushtarakë në qendrat ruse.

“Storm Shadow” është bërë nga një kompani e kontrolluar nga interesat britanike, franceze dhe italiane dhe disa nga komponentët e saj prodhohen në SHBA, duke u dhënë të katër vendeve të drejtën e vetos për përdorimin e saj.

Ukraina ka vetëm një aftësi të kufizuar të raketave me rreze të gjatë veprimi të saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme