Lufta në Gazë-SHBA dhe Britania e Madhe diskutojnë zgjidhjen me 2 shtete në Lindjen e Mesme

Sekretari i Jashtëm Britanik David Lammy ka pritur në Londër homologun amerikan Antony Blinken, ku kanë diskutuar mbi përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gazë.
Në takimin e sotëm dyshja pritet të shikojë opsionet e disponueshme për të lehtësuar shqetësimet e sigurisë izraelite rreth çdo tërheqjeje të mundshme nga korridori Filadelfi që kalon përgjatë kufirit Gazë-Egjipt.
Egjipti ka këmbëngulur që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të tërhiqen në fazën e parë të çdo marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin, një kërkesë e refuzuar nga Benjamin Netanjahu për shkak të frikës së dukshme të sigurisë.
Përpara bisedimeve të së martës, Zyra e Jashtme, Commonëealth dhe Zhvillimi (FCDO) tha se Lammy mirëpret Blinkenin si pjesë e bisedimeve strategjike për të ardhmen e “marrëdhënieve speciale”.
Gjithashtu, takimi synon të përvijojë më tej një angazhim të Mbretërisë së Bashkuar dhe të SHBA-së për një zgjidhje paqësore afatgjatë në Lindjen e Mesme dhe për të mundësuar një zgjidhje me dy shtete.
“Marrëdhënia speciale është ruajtur në të dy anët e Atlantikut për më shumë se 80 vjet. Por së bashku, ne jemi të përkushtuar në aleancën tonë për të sjellë siguri për britanikët dhe amerikanët. Në një botë më të paqëndrueshme dhe të pasigurt, është edhe më e rëndësishme që ne të jemi kombe shumë të lidhura. Së bashku, ne po ringjallim partneritetin tonë ekonomik, duke punuar së bashku për të trajtuar pasigurinë jashtë vendit dhe duke u përballur me të ardhmen me unitet dhe besim”, tha Lammy.
Teksa presioni rritet për një marrëveshje armëpushimi në Gazë për të siguruar lirimin e pengjeve dhe lejimin e ndihmës humanitare në rajon, Netanjahu ka thënë se forcat izraelite duhet të qëndrojnë në korridorin e Filadelfit për të siguruar që armët të mos kontrabandohen në Gazë nga Hamasi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




