Moti i keq në Itali- Përmbytje në Piemonte, alarmi i kuq në Veneto

Botë | 2 vite më parë

Nga mbrëmja e së mërkurës gati e gjithë Italia është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shou dhe stuhi. Alarmi i kuq është dhënë për rajonin e Venetos, ndërsa stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Piemonte. 

Zjarrfikësit janë angazhuar në terren në Torino. Stuhi të forta dhe reshje të dendura janë regjistruar në Vale d’Aosta dhe Liguria, ku disa persona janë evakuuar  nga banesat e tyre.

Situata është në kontroll në Milano, që u përfshi nga shirat e shumtë gjatë natës.  Departamenti italian i Mbrojtjes Civile ka lëshuar paralajmërime  për kushte të pafavorshme atmosferike në të gjithë vendin.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme