Gushti i 2024 cilësohet si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në Spanjë

Botë | 2 vite më parë

Gushti i këtij viti ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë  me një temperaturë mesatare prej 25 gradësh celsius. Kjo sipas agjencisë kombëtare meteorologjike të vendit AEMET e cila bëri me dije se temperatura mesatare ishte 0.2 për qind më e lartë se në vitin 2003 dhe 2023, kur në atë vend u regjistruan muajt gusht më të nxehtë. 

Sipas AEMET, duke parë ecurinë e temperaturave të regjistruara deri tani, viti 2024 mund të jetë edhe viti më i nxehtë në Spanjën kontinentale qëkur filluan të regjistroheshin temperaturat. Deri tani viti 2022 ka qenë me i nxehti, ku temperature mesatare shkoi në 15.7 gradë celsius. 

Muajin e shkuar, shërbimi i ndryshimeve klimatike kopernikus, agjenci evropiane që monitoron klimën, u shpreh se kishte shumë gjasa që 2024-a  të ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në të gjithë botën.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme