Putin viziton Mongolinë pavarësisht thirrjeve për arrestimin e tij

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po viziton Mongolinë, teksa shteti mikpritës nuk ka shfaqur shenja se do t’i dëgjojë thirrjet për arrestimin e tij në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, shkruan REL.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) vitin e kaluar lëshoi fletarrestim për Putinin, të cilin e akuzon për dëbim dhe transferim të paligjshëm nga pjesët e pushtuara të Ukrainës për në Rusi.
Para vizitës, Ukraina i bëri thirrje Mongolisë që ta dorëzojë Putinin te gjykata në Hagë. Bashkimi Evropian, ndërkaq, shprehu shqetësime se Mongolia, shtet anëtar i GJNP-së, nuk do ta respektojë këtë fletarrestim.
Pavarësisht thirrjeve për respektimin e fletarrestimit, zyrtarët në Mongoli e pritën me nderime të larta Putinin.
Vizita e tij përkon me 85-vjetorin e fitores të trupave sovjetike dhe mongoleze ndaj ushtrisë japoneze më 1939.
Ndryshe, Mongolia është anëtare e GJNP-së që nga viti 2003. Kremlini më herët ka deklaruar se nuk është “i shqetësuar” për këtë udhëtim.
Sipas REL
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




